11:27 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hajnat nuk po e lënë të qetë Bella Thornen

Aktorja e njohur amerikane, Bella Thorne është duke kaluar një javë të keqe pasi që hajdutët nuk po e lënë atë të qetë, transmeton Indeksonline. 

Sipas burimeve të ‘TMZ’ shtëpia e aktores është sulmuar përsëri nga hajdutët. Disa ditë më herët ishte sulmuar shtëpia e Bellas por kishin dështuar të hynin por kësaj radhe ja kanë arritur qëllimit. Policia tani është duke hetuar. 

Sipas disa burimeve, hajdutët kanë arritur të vjedhin gjëra në vlerë 150.000 dollarë dhe përdorën valixhen e Bellas për t’i transportuar.

Shtëpia ishte sulmuar sapo ishte larguar Bella. Ata kanë hyrë përmes dritares dhe ishin të mbuluar me maska./Indeksonline/