14:00 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Hajnat vjedhin blic-radarin e shpejtësisë me vlerë 80,000 $ [Foto]

Dy hajdutë në Rhode Island kanë vjedhur një blic-radarë për matjen e shpejtësisë, raporton Reuters.

Kreqyteti i Providence instaloi pesë paisje të tilla në rrugë të ndryshme ditë më parë, duke vepruar sipas legjislacionit të ri shtetëror, që lejon përdorimin e gjobave automatike brenda një çerek milje të një shkolle.

Blic-radari prej 80,000 dollarësh ishte i përbërë nga dy pjesë: një kuti që përmbante lentet dhe pajisjet për zbulimin e shpejtësisë, dhe një bazë që mban një bateri litum me 130 kile.

Është e mundur që bateria të ketë qenë faktor motivues në këtë krim sesa vjedhja e pajisjes. /IndeksOnline/