19:46 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hajni injoron Audin, vjedh dy kontejnerët e mbeturinave (Video)

Kamerat e sigurisë të një shtëpie kanë kapur një hajn i cili ka vjedhur në oborrin e saj.

Në pamje, shihet hajni i cili ka hyrë në kopshtin e një shtëpie ku kishte dy vetura, njëra nga to e tipit Audi.

Mirëpo, habia më e madhe është se hajni kishte synim të vidhte krejt diçka tjetër.

Ky hajn, video i të cilët është bërë virale, po habit të gjithë se si ai ka injoruar Audin, dhe vjedh vetëm dy kontejnerët e bërllokut.

Pas kësaj ai ikë dhe nuk kthehet më./Indeksonline/