14:10 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hajni shfaqet papritmas në Pejë, shikojeni si ndiqet ai nga Policia (Video)

Peja së fundi ka qenë cak i disa hajdutëve të cilët u kanë shkaktuar zullum disa pronarëve të lokaleve.

Indeksonline ka arritur të siguroi një video ku shihet hajni duke ikur pas kryerjes se “misionit” e që pas tij ishin vënë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Dëshmitarët të cilët kanë përcjell videon në redaksinë e Indeksonline kanë thënë se në momentin kur është shfaqur hajni, policët ishin duke pirë në një restorant.

Aty dëgjohet “show” ku qytetarët iu tregojnë policëve se ku fshihet hajni dhe iu rekomandojnë atyre ta qëllojnë në këmbë. Më pas njëri nga qytetarët dëgjohet duke iu thënë policëve se të ketë kujdes sepse hajni është i armatosur.

Për më shumë dëgjojeni videon: