09:40 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Haki Rugova betohet sot

Kryetari i ri i Istogut, Haki Rugova do të betohet sot. Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal që mbahet sot do të betohen edhe këshilltarët e rinj.

Haki Rugova u zgjodh kryetar i Istogut pas stërzgjatjes së procesit zgjedhor në tri rounde.

Kundërkandidat i Rugovës në Istog ishte Gani Dreshaj.