20:34 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hakmerret Real Madrid, ngushton diferencën -14 ndaj Barcelonës

Real Madrid ka mposhtur Leganesin me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbetur të La Ligas, shkruan indeksonline.

Leganes kaluan të parët në epërsi, ku pas një tollovie te porta në minutën e gjashtë, Unai Bustinza dërgoi topin në rrjetë.

Madrilenët u kundërpërgjigjen shpejtë, ku pas pesë minutash Lucas Vazquez barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 29-të, Casemiro kaloi skuadrën në epërsi.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Sergio Ramos në minutën e 90-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në vendin e tretë me 48 pikë, dy më shumë se Atletico ndërsa 14 më pak se Barcelona kryesuese. /IndeksOnline/