17:03 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Haliti i reagon Vetëvendosjes: Mos boni bre kështu…

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, Xhavit Haliti iu ka reaguar deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe atyre të pavarur rreth debatit të sotëm për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Sipas tij, dhimbje për të ndjerin nuk kanë ndier vetëm zyrtarët e LVV-së, mirëpo edhe të tjerët.

“Nuk ju ka dhimt veç juve, mos u bëni kështu”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës gjatë seancës së sotme, transmeton Indeksonline