14:51 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Hamburgu fillon t’i ndalojë makinat dizel në qytet

Qyteti industrial i Gjermanisë Veriore, Hamburg, ka filluar t’i ndalojë makinat dizel në qendër të qytetit, pasi mori mbështetjen nga gjykata më e lartë e Gjermanisë.

Rreth 100 shenja janë vendosur rreth qendrës së qytetit, duke parandaluar makinat e vjetra dizel nga dy rrugët kyce, ku ndotja është më e lartë dhe ka më shumë këmbësorë.

Autoritetet e Hamburgut janë ende në pritje të fjalës ligjore nëse ndalimi mund të zbatohet vetëm për dizel standart Euro 4 nga viti 2009 e më herët, ose për makinat e Euro 5 të ndërtuara kohët e fundit si në vitin 2014. Sidoqoftë, ndalimi edhe per to do të fillojë të zbatohet muaj më vonë.

Gjermania, ashtu si Britania e Madhe, po përballet me gjoba masive mbi nivelin e ndotjes në qytetet e saj. Fuqia politike gjermane është forcuar në bërjen e lëvizjeve anti-diesel nga pasojat nga skandali i dieselgate, që thuhet se është provuar jashtëzakonisht motivuese për ligjbërësit e vendit. /IndeksOnline/