19:38 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hamburgu, qyteti më i mirë në botë për jetë nate

Hamburg është renditur si qyteti më i mirë në botë sa i përket jetës së natës, duke mposhtur qytetet si New York apo Dublin.

Një studim i ri ka renditur 41 qytete të mëdha në 27 vende, duke u bazuar në pesë kategori: cilësia e jetës së natës, mirësjellja e banorëve vendas, siguria, transporti dhe kosto. Banorët vendas janë pyetur për gjitha këto kategori, raporton Daily Mail.

Qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë ( Hamburgu ) ka plotësuar gjitha normat e duhura në anketë dhe ka pasur vlerësim shumë më të lartë se qytetet tjera, shkruan IndeksOnline.

Hamburgu del që ka njerëz të hapur dhe miqësorë, transport të shkëlqyer, cilësia e natës poashtu është lavdëruar shumë, duke u bazuar në aktivitetet e natës dhe kënaqësinë e përgjithshme të njerëzve.

Qytete tjera me vlerësim të lartë përfshijnë Kopenhagën, e cila renditet në vendin e dytë, Berlini ( i treti ) , Dublini ( i katërti ) dhe Amsterdami ( i pesti ).

Pjesa tjetër në TOP 10 përbëhet nga San Francisco, Gothenburg, Pragë, ëarsaë dhe Neë York.

Hamburgu ka marrur pikët maksimale, pasiqë shihet si qytet më kompakt, i përshtatshëm dhe koheziv për një natë të vetme, duke lejuar qytetarët të gëzojnë një sërë aktivitetesh pa pasur nevojë të udhëtojnë në të gjithë qytetin.

Njujorkezët thonë se kanë natën më të mirë kur dalin. Brenda kategorive, njujorkezët e vlerësojnë qytetin e tyre shumë lartë për ushqim dhe pije, dhe mjaft për një shëtitje, por nën-mesatare për sigurinë dhe shoqërinë e njerëzve.

Marek Mossakoëski, shefi i Global Brand të Hostelëorld, ka thënë: rezultatet e këtij studimi kanë qenë interesante, sidomos performancat e qyteteve më të vogla – më së shumti me Hamburgun, duke marrë vendin e parë mbi Berlinin /IndeksOnline/