16:54 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Hamilton dhe Mercedes triumfojnë në Barcelonë (Foto)

Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

Britaniku la mbrapa shokun e tij të skuadrës, Valteri Botas me një diferencë me më shumë se 20 sekonda.

Podiumin e kompleton Max Verstappen i Red Bull, shkruan indeksonline.

Ferrari duhet të mbetet i kënaqur me vendin e katërt me Sebastian Vettel, pasi që Raikkonen nuk arriti ta përfundoj garën. /IndeksOnline/