12:52 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Hamza: Kemi nevojë për stabilitet politik

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020, ku tha se ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën e Kosovës si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.

Hamza në një konferencë për media, ka thënë se ky program ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme.Ai ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar analizat makro-ekonomike tregojnë se mundësit e veprimit janë më të mëdha dhe se parasheh rritje ekonomike mbi 4 për qind.Ndërsa, UdhëheqësI i sektorit politik nga zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, Riccardo Serri, tha se BE-ja nuk angazhohet në çdo vend por angazhohet vetëm në vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit. Ai theksoi se ky proces është një proces që ndihmon Kosovën në dizajnin politikat ekonomike dhe sociale më të përshtatshme, më të besueshme dhe më të përballueshme për implementimin e reformave.

Kurse, drejtori i Departamentit për Politika Makroekonomike në prezantimin e kornizës makro fiskale, Behgjet Haliti, tha se ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro, ndikimet në glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë.