16:42 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hana Shehu me plis nga Prishtina, duket fantastike

Hana Shehu vazhdon të jetë një nga modelet më të suksesshme kosovare.

Bukuroshja që jeton dhe vepron në Amerikë, tashmë ka bërë famë dhe ka arritur të jetë pjesë e disa markave, por edhe me e eventeve e festivaleve të ndryshme të modës, shkruan Indeksonline.

Zeshkania ka disa ditë që po qëndron në Prishtinë, nga edhe po poston imazhe të ndryshme në llogarinë e saj Instagram.

Së fundmi ajo veçse shfaq bukurinë, tregon edhe anën e atdhedashurisë. Me një plis në kokë, ajo shkruan: Xhamadani vija vija …