13:54 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

‘Hape derën mor të q*fsha robt…’, momenti i ndalimit të politikanit shqiptar (Video)

Pamjet e momentit kur policia ndaloi kreun e PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni. Siç shihet në video, debati i tij me punonjësit e policisë ka qenë i ashpër dhe me fjalor banal.

Zyrtarisht ndalimi i tij është bërë për shkak se nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, ndërsa në një reagim të mëvonshëm, PD pretendon se ai u ndalua pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe se ngjarja ka motive politike.

Kreu i PD-së u ndalua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ndërsa më vonë u transferua në komisariatin e Elbasanit. Bashkë me të në makinë ishin edhe dy persona të tjerë.

Shihni videon: