11:22 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Hapen faqe të rreme në emër të ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo https://www.facebook.com/kuponatfiskal/.

ATK përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se e vetmja llogari zyrtare në Facebook e këtij institucioni është  https://www.facebook.com/rks.atk/, dhe se këtu mund të gjeni gjithçka që ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore.

Apo edhe përmes faqes zyrtare www.atk-ks.org .

Po ashtu, ATK ka njoftuar të gjithë personat që menaxhojnë faqet e rreme se do të ndërmerr veprime ligjore.