22:11 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Hapet rruga Ballaban-Orllan që u bllokua nga rrëshqitja e dheut (Video)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në shumë pjesë të Kosovës.

Ndër rrugët e bllokuara pas reshjeve të shiut ishte ajo që lidh fshatrat Ballaban dhe Orllan.

Kjo rrugë u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së dheut teksa një lexues i Indeksonline ka dërguar një video përmes së cilës  bën të ditur se kjo rrugë tashmë është hapur.

Siç duket intervenimi në këtë rrugë është bërë gjatë ditës dhe tashmë është e kalueshme./Indeksonline/