10:46 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Bashkërisht do të avancojmë arsimin

ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se në takimin me drejtues të institucioneve arsimore kanë diskutuar për ndërtimin e një strategjie për avancimin e arsimit.

Haradinaj ka thënë se bashkërisht ata janë vendosur ta bëjnë këtë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Kosova është para sfidës së krijimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik. Përgjigja në këtë sfidë bëhet përmes punës dhe veprimeve të guximshme, me përballjen me problemet reale në këtë fushë, e kjo kërkon dije dhe energji.
Në takimin e nivelit të lartë me drejtuesit e të gjitha institucioneve arsimore në Kosovë diskutuam hapur, me qëllim të ndërtimit të një strategjie për avancimin e arsimit. Ne, bashkërisht, jemi të vendosur ta bëjmë këtë!