15:44 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj deklarohet për vizat, pas takimit me liderët në Sofje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është çështje javësh që Kosova ta marrë lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Samiti i Sofjes ka qenë rast i mirë për të treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë.

Ky është komenti i plotë i Haradinajt:

Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.

Prej orës 17:30, ju ftoj ta ndiqni intervistën time në emisionin “Info Magazinë” të Klan Kosovës.