14:54 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-deputetëve: A merrni vesh, unë s’e kam nënshkru kontratën me Bechtel&Enkan!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet që i janë drejtuar në interpelancën e sotme, ku po diskutohet për 53 milionët e ndarë “Bechtel Enkas”.

Haradinaj e ka përsëritur se kontrata me kompaninë në fjalë nuk është nënshkruar nga qeveria e drejtuar nga ai, raporton Indeksonline.

“Ju po folni për kontratë, kush jeni në politikë e dini që se kam nënshkru unë. A merrni vesh që nuk e kam nënshkru unë, nuk e ka nënshkru kjo qeveri e imja. Prandaj, kjo qeveri nuk guxon me e publiku një kontratë të panënshkruar vet”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye pse ai nuk do të publikonte kontratën nëse do ta nënshkruante vet.

“Unë nuk kam arsye që mos me publiku një kontratë, përkundrazi do ta bëja me dëshirë. Ju ja po e bëni me qëllim që po më thoni ta publikoj kontratën, ja po hidhni mjegull. Një kontratë e kemi lidh, e mirë e keqe, kjo është”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se e kupton shqetësimin e të gjithëve, duke shtuar se i respekton të gjithë paraardhësit e tij, duke përfshirë edhe Isa Mustafën. /Indeksonline/