12:30 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-deputetëve të opozitës: Ndaluni dikun (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të raportoj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan interpelancë për rritjen e rrogave.

Haradinaj ka theksuar se ai po mundohet që të punoj në të mirë të vendit, raporton Indeksonline.

“Ndaluni dikun, ideja për me mbrojt shtetin po del hipokrite. OK, të gjitha po i trajtojmë sot. Unë nuk kam bërë piar gjatë punës sime, kurrë s’kam dal me u lavdu as spjegu një vendim temin e të qeverisë por po mundohem të punoj. Edhe pak dojmë me i kursy edhe letrat mos me i ble. Shteti ka obligime e shpenzime, jep pare edhe në të zezën për projekte e tema të caktuara si në planin e brendshëm e ndërkombëtarë. Nuk mundesh me e kthy shtetin në kursim social por s’di kur po doni me u ndal”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/