16:16 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj dhe bashkëshortja e tij vizitojnë Nexhmije Pagarushën (Foto)

Gjatë natës së kaluar Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht se ikonës së muzikës shqiptarë Nexhmija Pagarushës i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Nexhmije Pagarusha u dërgua në emergjencën e QKUK-së, ku edhe i është dhënë ndihma mjekësorë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë sot është pikërisht kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj-Haradinaj të cilët kanë vizituar ikonën e muzikës në banesën e saj në lagjen Ulpiana, raporton Indeksonline.

Duket se gjendja e saj shëndetësore ka bërë që shumë njerëz të vizitojnë atë përderisa po qëndron e shtrirë./Indeksonline/