19:52 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj falënderon Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel pas një takimi të përbashkët kanë mbajtur një konferencë për media.

Gjatë kësaj konference, kryeministri Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për papërkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Falënderojmë Gjermaninë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha kohëra. Që nga kohërat më të vështira që ka pasur Kosova e deri më tash kur kemi përkrahjen e vazhdueshme për rrugën tonë drejt integrimit evropian. Ju shprehi falënderimet në emër të të gjithëve për popullin e juaj”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/