15:56 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj  

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim rreth obligimeve të Qeverisë së Kosovës në zbatimin e aktgjykimi, përkitazi për statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se është e domosdoshme që të kenë qartësi në të drejta dhe obligime për zbatimi e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Në vazhdën e angazhimeve të mia për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit në Rastin KI-08/09, përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj. Është e domosdoshme që te kemi qartësi në të drejta dhe obligime për zbatimin e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/