10:38 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i lut ministrat: Shkoni në seancë

Kryeministri Ramush Haradinaj iu ka thënë ministrave të tij, që të shkojnë në seancë.

“Iu lus ministrave të shkoni në seancë, se mund të ketë pyetje parlamentare. Dje kam qenë, deputetët kanë bërë pyetje dhe ministrat s’kanë qenë aty. Iu lus ta bëni këtë sepse është në nderin e punës sonë”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Në seancat e Kuvendit pyetjet e deputetëve shpesh mbesin pa përgjigje në mungesë të ministrave.