17:03 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Haradinaj i pret në zyre Rakiqin dhe Radojçiqin, tregon se çka biseduan [Foto]

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Zyra e kryeministrit në një njoftim të shkurtër sqaron se u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, transmeton Indeksonline.

“Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga Zyra e kryeministrit./Indeksonline/