18:30 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Implementimi i marrëveshjes për energji me Serbinë, i jep zgjidhje këtij problemi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Klaus Toepfer, ndërmjetësues i caktuar nga Qeveria Gjermane për zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai në një postim në Facebook ka treguar se çka kërkoi nga Toepfer, shkruan Indeksonline.

“Nga Klaus Toepfer, ndërmjetësues i caktuar nga Qeveria Gjermane për zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike ndërmjet Kosovës e Serbisë, kërkova që të implementohet marrëveshja e Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/