23:42 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Jashari, Apostolova, Lunaçek, mblidhen për takim pune (Foto)

Trendit të rrjeteve sociale së fundmi i ishte bashkuar edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.

Ai para pak minutash ka publikuar një fotografi ku gjendet në mesin e shumë fytyrave politike.

Kryeministri Ramush Haradinaj, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, janë personalitetet që gjendet në një tavolinë, shkruan Indeksonline.

Ky duket të ketë qenë një takim pune, anipse të gjithë shihen duke shijuar kafetë në një ambient të disponueshëm dhe shoqëror.

“Në takim pune”, ka shkruar Jashari./Indeksonline/