13:45 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj jep një lajm të mirë për kategoritë e luftës (Dokument)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, dje ka nënshkruar një dokument me anë të cilit u jep të drejtë të gjitha kategorive të luftës që të aplikojnë për pensione dhe benificione sipas ligjit nr.04/L-054.

Sipas këtij vendimi të vitit 2011, kategoritë të njohura me statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, viktimave civile dhe familjeve të tyre, kanë të drejtë të aplikojnë për pensione dhe benificione.

Haradinaj me këtë nënshkrim të këtij dokumenti ka shfuqizuar vendimin e marr nga ish- Ministri i MPMS, Nenad Rashiq, i cili shfuqizuar pjesërisht këtë vendim me arsyetimin se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtarë, kanë ngritur shqetësime lidhur me ngritjen enorme të shfrytëzuesve të pensioneve dhe benificioneve.

Në vendim thuhet se nga data 01 mars 2014, familjet e viktimave civile të luftës që janë përfitues aktual dhe që kanë me shume se një të vrarë, kanë të drejtë të aplikojnë për 20 % e tutje në zyrat e DFIFL të MPMS, për realizimin e të drejtës për pensione dhe benificione, në përputhshmëri me ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve invalidëve veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjet e tyre. /Indeksonline