10:22 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Lajm tronditës vdekja e Gazmendit, ai sot kishte një ditë të veçantë!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reguar pas vdekjes së basketbollistit të përfaqësuses së Kosovës, Gazmend Sinanit gjatë një aksidenti tragjik në Gjakovë.

I pari i ekzekutivit ka thënë se është vërtetë tronditës lajmi për vdekjen e Sinanit i cili sot po festonte ditëlindjen e tij, transmeton Indeksonline.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Detaje për lëndimet e basketbollistëve kosovarë, Graniti lirohet nga spital