16:27 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Lajmin e madh për vizat pritet të kumtohet në këtë periudhë!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se lajmi për heqjen e vizave do të tregohet brenda pak javësh. 

Shefi i ekzekutivit përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Poashtu, Haradinaj deklaroi se Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie. /Indeksonline/