20:08 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Mbështeta kërkesën e LDK-së, ndonëse ndryshimi ishte i panevojshëm (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për marrëveshjen e arritur sot që i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të kaloj në Kuvend, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i Haradinajt:

Me marrëveshjen e sotme i kemi hapur mundësi deputetëve që të lëvizin. E kemi pranuar kërkesën e LDK-së dhe të ecim përpara. Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç  si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara.

Nuk kemi arritur akoma konsensus me Listën Serbe, por e kemi njoftuar për arritjen e konsensusit.

Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së.

Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes. /Indeksonline/