22:26 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me falënderim për festën e pavarësisë: I keni dhënë shpirt 10-vjetorit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka falënderuar këngëtaren Rita Ora që ka madhështuar festën e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj me këtë rast ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë që kanë ndarë gëzimin me kosovarët, transmeton Indeksonline.

Ky është statusi i plotë:

Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës!

Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!

RH