17:01 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së

Kryetari i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me krenari ka marr përsëri timonin e të parit të partisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka falënderuar partinë për besimin që ia ka dhënë, duke uruar që t’u ec e mbara, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti atdhetare e vlerave të lirisë, të kushtetutës, demokracisë dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Amerikën, duke qëndruar paluhatshëm në rrugëtimin euro-atlantik.

Kuvendi VIII Zgjedhor i AAK-së i fuqizoi edhe më tej këto zotime dhe parime partiake.

Me krenari mora përgjegjësinë që të vazhdoj t’i prijë AAK-së, me synim krijimin e vlerës së re të një projekti serioz, me të gjithë qytetarët e vendit.

Falemnderit Aleancë për besimin dhe na priftë e mbara!