16:03 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj mori raportet e zv/ministrave, i pret në takim mëngjesin e nesërm

Të hënën e javës së ardhshme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do ta nisë me një takim të rëndësishëm.

I pari i Qeverisë do të zhvillojë një takim me zëvendësministrat e vendit, me të cilët do të diskutojë rreth raporteve të dorëzuara ditë më parë për punën e tyre të deritanishme, raporton Indeksonline.

Takimin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar Koordinatori për Reformat Shtetërore, Besnik Tahiri.

“Nesër në ora 07:00  do të mbahet takimi me zëvendësministra. Raportet tashmë i kanë dërguar të gjithë, përveç atyre që nuk i kanë ende 100 ditë”, ka thënë Tahiri.

Duhet përkujtuar që Qeveria e Kosovës ka një numër të madh të zv/ministrave, mbi 80-të. Ndërkohë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë pati deklaruar se nuk e ka fare problem që t’u tregojë rrugën të gjithë atyre të cilët nuk punojnë si duhet në Qeverinë e Kosovës, ndër ta edhe zv.ministrat. Por sipas tij, zv/ministrat në përgjithësi në bazë të raporteve që ka parë, kanë bërë punë të mirë./Indeksonline/