23:39 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në mesin e shehve, uron Muajin Muharrem

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar sot për Muajin e Shenjtë Muharrem.

Haradinajt sonte ka qëndruar në Has ku është pritur nga Sheh Xhemajl Shehu dhe bashkëbesimtarët e tjerë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

I nderuar me pritjen në Lubizhdë të Hasit, nga miku im, Sheh Xhemajli Shehu dhe bashkëbesimtarët e tij, të cilët i urova për Muajin e Shenjtë Muharrem.