15:45 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në pritje të emrave për shef të AKI-së dhe ministër të MPB-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se është duke pritur nga presidenti, Hashim Thaci që të propozojë emrin e kandidatit për shef të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), raporton Indeksonline.

“Po pres nga presidenti që të jap propozimin për shefin e ri të AKI-së që pastaj të vendosim bashkërisht. Po ashtu, jemi në pritje të propozimit nga AKR të emrit për ministrin e Punëve të Brendshme. Po ashtu ministrat e Listës serbe dihet që kanë ofruar dorëheqje, por unë nuk i kam pranu. Presim që të kthehen”, tha tutje Haradinaj. /Indeksonline/