17:57 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Në SHBA na priten si partner, nuk na dhanë detyra

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka hapur mbledhjen e Qeverisë, me informimin e kabinetit qeveritar, lidhur me vizitën e delegacionit kosovar në SHBA.

Ai tha se  gjatë takimeve të shumta që delegacioni kosovar kishte në Amerikë, u vë në dukje qëndrimi  i qartë se Amerika vazhdon ta përkrah Kosovën, nga e cila ka kërkuar dhe t’i kryej detyrat e shtëpisë. E punë të shtëpisë sipas Haradinaj janë qeverisja e mirë, rendi dhe ligji, zhvillimi ekonomik, por  dhe demarkacioni dhe asociacioni tha që ishin si shqetësim. Por  fokusimi i tij ishte tek mandatimi i ushtrisë së Kosovës. Por tha se pritja në Amerikë ishte ndryshe nga ato në Bruksel, pasi që atje u trajtuan si partner.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Haradinaj tha se po i ndajnë këto mjete, me qëllim që manifestimet të jenë në nivelin e duhur.

Qeveria po ashtu ka themeluar Këshillin organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë  së UÇK së me 5, 6 dhe 7 mars nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.  Për këtë këshill qeveria ka ndarë mjete financiare, në vlerë prej 100 mijë euro.

E  në këtë mbledhje  kryeministri Ramush Haradinaj paraqiti një shqetësim lidhur me borxhet që kanë komunat, për të cilat kërkoi mendim nga ministri Bedri Hamza,  se a mund të ketë ndonjë zgjidhje.

Por ministri Bedri Hamza tha se kjo është një çështje e cila duhet të trajtohet në aspektin ligjor. E Haradinaj tha se ka raste kur komunat edhe bankrotojnë

“Faleminderit ministër, se kish rast kur komuna po bankrotojke”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së Grantit me BERZH-in, për financimin e projektit të rrugëve rajonale, zhvillimi i procedurave të brendshme për aprovim. Në këtë marrëveshje parashihen dhe dy grante, ku BERZH në vlerë prej 200 mijë euro.  Qeveria po ashtu ka miratuar Nismën për negocimin e marrëveshjes së Grantit me Bankën gjermane për zhvillim për financimin e projektit mënjanimin e ujërave të zeza në Kosovën jugperëndimore, ku Qeveria gjermane ka zotuar dhe 8 milion euro shtesë në formë grantit për vitin 2018 për vazhdimin e projektit si faza e V. Qeveria po ashtu ka emëruar sekretar të përgjithshëm të MASHT -it Ekrem Kastratin për një mandat 3 vjeçar.E zëvendës kryeministri Fatmir Limaj, kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i ipet një zgjidhje kompleksit memorial në Prekaz, pasi që sipas tij kjo është një çështje urgjente.E ministri i Financave Bedri Hamza tha se Qeveria është e gatshme ta financoj këtë projekt, pavarësisht kostos.

Kryeministri Haradinaj foli dhe për vizitën e nesërme të  kryeministrit të Malit të Zi. Tha se kjo vizitë është një nder që po i bëhet Kosovës.

Ndërsa tha se ka dhënë urdhër për vënien e flamurit shtetëror tek rrethi i kryeqytetit.“Sot po ashtu kam dhënë detyrë, që me u vendos  flamuri ‘Te Rrethi’, flamuri i Kosovës. Nuk ka shqiptar që se nderon flamurin shqiptar. Porosia e 17 Shkurtit është Kosova pavarësia dhe na bën nder flamuri. Debatet e këtyre ditëve, kisha pasur dëshirë që të kemi një konstruktivitet vjen 19 shkurti dhe i vazhdojmë ato tonat”, tha ai.