20:52 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nga turpi që bëri ‘heroi’ nga sot jam me bashkëluftëtarët e mi të shpallur mashtrues, nuk jam veteran

Deputeti nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, njëherësh ish-pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj është habitur me faktin se emrin e Rasim Vokshit e kanë hequr nga lista e veteranëve.

Haradinaj ka thënë se ai është njeriu që i ëprulet për luftën dhe angazhimin dhe se ai asnjë ditë nuk kishte munguar në luftë e mbi 60 herë e ka kaluar kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka dhënë edhe një këshillë që më mirë të ndryshohet ligji sepse sipas tij kështu nuk ka më zgjidhje.

Postimi i plotë:

Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan hjekë prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij.
Mbi 60 herë e ka kalu kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqiperisë.
Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në Luftën tonë.
Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetrore.
Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin hjekë nga lista, do jem edhe unë.
Turp!
Keshillë: Ma mirë ndryshone ligjin e kthene si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje.
Keni me e përplasë popullin mes vete.
DH