16:43 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi

Sot KEK-u ka nisur punën pas arritjes së marrëveshjes me banorët e lagjes Mirena, ndërkohë që të gjitha objektet në zonë do të rrëzohen para Vitit të Ri. Pas marrëveshjes së arritur, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës. Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi!RH”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.