11:52 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Shkolla është vendi ku luftohet ekstremizmi i fëmijëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shkollat janë vendi ku duhet të zhvillohet beteja për luftimin ekstremizmit tek fëmijët.

Haradinaj ka thënë se është detyrë e të gjithëve që t’i mbrojmë dhe shpejtojmë ata nga ideologjitë që çojnë kah radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Bashkë, unikë dhe të vendosur të mos lejojmë depërtimin e ekstremizmit te fëmijët tonë. Është detyra jonë t’i mbrojmë dhe shpëtojmë ata nga ideologjitë që çojnë kah radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Shkollat janë vendi ku duhet të zhvillohet beteja për të parandaluar këtë dukuri negative, përmes edukimit dhe debatit të hapur. Të gjitha rrugët dhe mjetet e nevojshme do t’i përdorim që të dalim fitimtarë ndaj çfarëdo ekspozimi negativ që kanosë rininë tonë./Indeksonline/