13:31 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Sllovenia mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë.

Pas takimit të tij, Haradinaj tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, veçmas në sferën ekonomike. Kosova llogaritë, që në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ta ketë në krah shtetin slloven. RH”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook”./Indeksonline/