13:25 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin slloven, Borut Pahor.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë.
Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern.

RH