11:40 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Ali Ahmetin, flasin për çështje të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi së gjatë këtij takimi ata bashkëbiseduan për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet.

Sipas tij, ata janë dakorduar që bashkërisht t’u gjejnë zgjidhej shumë çështjeve të rëndësishme, që presin prej kohësh.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh.  Raportet e mira ndërfqinjësore, janë garancë e paqes në rajon. RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/