18:35 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon kancelaren gjermane, kjo ishte kërkesa e drejtuar për të (Foto)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Londër në zhvillimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor ku para pak minutave ka zhvilluar edhe një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ndër të tjerash Haradinaj ka thënë se Gjermania është shtyllë e fortë e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Haradinaj poashtu ka treguar se nga Merkel ka kërkuar mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gjermania është shtyllë e fortë e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe ne e kemi partner strategjik në ekonomi dhe politikë.

Këtë ia thashë edhe Kancelares Angela Merkel, në takimin bilateral që sot e zhvilluam me të.

Nga zonja Merkel kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt transformimit të FSK-së.

Kancelares Merkel pata rastin t’i tregojë për punën që kemi bërë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

E njoftova edhe për punën në ligjin e ri për investime strategjike dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, që është garant i partneritetit të fuqishëm ekonomik të Kosovës me shtetin gjerman.

 

RH