17:12 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon ministren austriake, flasin për përshpejtimin e liberalizimit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl me të cilën kanë diskutuar për përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj ka bërë me dije se Kosova e ka mbështetjen e Austrisë në këtë proces, përcjellë Indeksonline.

Ky është komenti i plotë i Haradinajt i publikuar në Facebook:

Me Ministren e Austrisë për Europë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl, fokus të diskutimit kishim përshpejtimin e liberalizimit të vizave për kosovarët dhe proceset e integrimeve euro-atlantike.

Përkrahja e shtetit austriak për Kosovën ka një traditë të gjatë dhe do të jetë e fuqishme edhe në të ardhmen, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit.

/Indeksonline/