21:45 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj thotë se Policët e Kosovës do të kenë pagë të dinjitetshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri.

“Kosova ka ndërtuar një polici profesionale dhe me integritet, që është shtyllë e shtetit ligjor. Policia e Kosovës ndër vite e ka dëshmuar përkushtimin e saj për t’u garantuar qytetarëve siguri. Me Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, që sot mori miratimin e Qeverisë, më në fund, përfitojnë rritje substanciale të pagës policët e Kosovës. Një pagë e dinjitetshme për polici kredibile, në shërbim të zbatimit të ligjit!”, ka shkruar Haradinaj.