20:38 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon deri ku ka arritur procesi i formimit të Ushtrisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuar në televisionin publik (RTK) ku është duke folur për zhvillimet aktuale në vend.

Haradinaj ndër të tjerash ka theksuar se miqësia e popullit të Kosovës me Amerikën është gjithnjë e përhershme. Sipas Haradinajt, çdo herë do të ketë SHBA në vendin tonë.

I pari i ekzekutivit ka folur edhe rreth procesit të transformimit të FSK-së në FAK.

“Nuk është i kushtëzuar, jemi në proces të sigurtë dhe nuk po foli detaje nuk jemi larg do ta kemi ditën kur do të vendosim, e kemi kryer një pjesë kemi edhe pak punë për ta bërë transformimin e FSK në Ushtri”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Më tutje, Haradinaj shtoi se nesër do të kenë edhe takim me një delegacion të Pentagonit sa i përket çështjes së Ushtrisë, sipas tij, procesi  është duke shkuar në hapa të duhur./Indeksonline/