10:39 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj tregon se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka theksuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë!

Ai thotë se vendi ka arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 t’i kthejë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar.

Statusi i plotë:

Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë! 
Përveç kësaj me hapat që kemi ndërmarrë, që kur kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet, nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero në 2018, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar.

RH

të e fituar.

RH