11:20 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj uron të rinjtë e Kosovës, ka disa fjalë për ta!

Kryeministri e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh Kryetar i AAK-së  ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë “kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë”. Porse ka thënë se ende ka shumë sfida, ani pse sipas tij,  Kosova është vend që ofron.

“Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.

Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/