17:31 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Veseli e Limaj në disponim të mirë pas lajmit pozitiv për viza (Foto)

Pak minuta më parë ka përfunduar konferenca për media e Komisionerit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimistris Avramopoulos si dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Të pranishëm në Bruksel lidhur me këtë çështje ishin edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministrat: Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Ajo çfarë ka rënë në sy përgjatë konferencë ishte disponimi i mirë i Haradinajt, Veselit dhe Limajt, raporton Indeksonline.

Siç duket lajmi i mirë për afrimin e mundësisë së udhëtimit pa viza në zonën Schengen bëri që të tre të ndihen mjaft mirë sot./Indeksonline/