10:07 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj vlerëson rolin e BIK-ut në rrugëtimin për liri

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka qenë dhe mbetet i patjetërsueshëm në rrugëtimin për liri dhe krijim të shtetit, përcjell KosovaPress.

“Në rrugëtimin tonë të vështirë deri në liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm, si udhëzues shpirtëror dhe moral. Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam uruar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, duke u lutur së bashku për vepra të mëdha edhe në të ardhmen, për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. E gëzofshim bashkë Kurban Bajramin dhe na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj, pas vizitës që i bëri Bik-ut me rastin e festës së Kurban Bajramit